


Bridge2EU është një program studimor 5-ditor i organizuar nga Uplift Albania, që synon të mbështesë ndërkombëtarizimin dhe rritjen e kompanive të reja teknologjike shqiptare. Ky program u ofron startupeve dhe aktorëve të ekosistemit mundësinë për të eksploruar ekosistemet europiane të inovacionit, për të krijuar lidhje me investitorë dhe partnerë potencialë, si dhe për të fituar njohuri mbi tregjet ndërkombëtare. Pjesëmarrësit përfshihen në vizita studimore në qytete të ndryshme europiane, si Bratislava në Sllovaki dhe Vilnius në Lituani , ku marrin pjesë në takime me ekspertë të industrisë, sesione rrjetëzimi dhe aktivitete të tjera që synojnë të forcojnë kapacitetet e tyre për të operuar në tregjet ndërkombëtare.