Skip to content Skip to sidebar Skip to footer
Mon - Fri 10:00 - 16:00

Thirrje Interesi për shërbimin e Fotove dhe Videove per post-production per realizimin e projektit ALB/PCA202232/ PD202244 – Youth 4 Social Change and Enterprenourship me mbështetjen financiare të UNICEF

Specifikime teknike të shërbimit i cili duhet të ofrohet:

Shërbimet e kërkuara nga Autoriteti Kontraktor (ALBICT) përshkruhen në Termat e Referencës, te cilat janë të përcaktuara në Aneksin 1 të kesaj Kerkes Oferte.

a. Ofertuesi duhet të vërtetojë se:

  • Është i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit. Në rastin kur ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, duhet të deklarojë se është i regjistruar si person juridik, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse”.

b.  Kriteret e veçanta të kualifikimit / Ofertuesi duhet të dorëzojë:

Ofertuesi duhet të:

– Të vetëdeklarojë se ka dhe do të vendosë në dispozicion sherbimin e transportit ne perputhje me kerkesat e ALBICT. 

– Të vetëdeklarojë së disponon kapacitetet dhe instrumentet e nevojshme për ofrimin e sherbimit ne lokacionin Shengjin, Lezhe, Tirane, Durres, Fier.

– Të vetëdeklarojë se nuk është në konflikt interesi me ALBICT.

Vleresimi i ofertave

– Vleresimi i ofertes teknike 

Oferta teknike do te analizohet bazuar ne termat e references per sherbimin 

– Vlersimi i ofertes financiare 

Ofertat që tejkalojnë buxhetin maksimal të disponueshëm për kontratën do të eliminohen.

Zgjedhja e tenderuesit të përzgjedhur

Vlera më e mirë për para përcaktohet duke peshuar cilësinë teknike kundrejt çmimit.

Kushtet e pageses

Sipas rregullave të prokurimit pagesa do te behet përmes llogarisë rrjedhëse pas prezantimit te faturës origjinale, ose cash brenda limiteve te percaktuara ne legjislacinin Shqiptar. (kushtet e sakta të pagesës mund t’i nënshtrohen  negociatave të mëtejme).

Dorëzimi i ofertave

Aplikimet duhet të jenë në shqip dhe të përmbajnë ofertën financiare. Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në adresën e emailit: financa@ictslab.com ose pranë zyrave të organizatës ne adresen Rruga Stavro Vinjau Nd.2, H.9, Ap.7 (Rruga e Elbasanit), Tirana, Albania 1010.

Aplikimet pranohen deri më 25/06/2022, brenda orës 16:00. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati.

Për më shumë informacion mbi dosjen e plotë të tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës së publikuar këtu, apo kërkoni një informacion më të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike në vijim: financa@ictslab.com

ALBICT- Aneks 1

TERMA REFERENCE PUNESIMI

Tituli i projektit:Youth 4 Social Change and Enterprenourship
Institucioni zbatues:Organizata ALBICT
Sherbim:Sherbim Foto dhe Video 
Data e fundit e aplikimit:25 Qershor 2022, ora 16.00

Specifikimet teknike:

  1. Sherbim do te ofrohet ne datat e zhvillimit te aktiviteteve te cilat do te zhvillohen si meposhte:
QytetiPeriudha parashikuar e aktivitetit
Lezhe30 Qershor – 3 Korrik 2022
Tirane14 Dhjetor – 18 Dhjetor 2022
Durres28 Tetor – 2 Nentor 2022
Fier13 Prill – 17 Prill 2023

Aktivitetet do te zhvillohet edhe gjate diteve te fundjaves, shtune – diele, per te cilat kerkohet disponueshmeria e ofertuesit.

  1. Sherbimi duhet te ofrohet ne vendodhjet e Aktiviteteve ne Tirane, Durres, Lezhe, Fier.
  2. Sherbimi i transportit duhet te jete i perfshire ne oferten e derguar nga ofertuesit.
  3. ALBICT nuk merr persiper kosto ekstra te karburantit ose kosto te tjera.
  4. Do te vleresohej eksperienca e shoqerise ne sektorin e foto, video dhe post production.
  5. Sherbimi duhet te jete i disponueshme nga momenti nenshkrimit te kontrates deri ne perfundim te projektit. 
  6. Dorezimi i fotove, duhet te kryhet gjate zhvillimit te eventit dhe te finalizuara brenda dites pasardhese te eventit. Ndersa dorezimi i vedeive duhet te kryhet brenda 4 diteve nga finalizimi i  eventeve.

Leave a comment