Shoqata AlbICT në kuadër të projekteve të saj, fton operatoret ekonomik (Restorante) të paraqesin ofertë për shërbimet e ushqimit në Krumë, Has.
Subjekti: Shërbim ushqimi për programin “Upshift” Has
Data e fundit për aplikim: 22 Tetor 2024.
Autoriteti kontraktues: ALBICT
Përshkrimi i Shërbimeve
Jemi të interesuar të marrim një ofertë “shërbim ushqimi ” për 2 ditë qëndrim (dy dreka) për datat 25,26 Tetor 2024, rreth 70 persona secila drekë.
Dokumentat e kërkuara:
– Ofertë financiare sipas formës në exel bashkëlidhur
– Menunë
– Ekstrakt historik të biznesit
Kriteret e Ofertës
Operatori ekonomik duhet te ketë kushte higjenike dhe sanitare, duhet të ketë siguri dhe kushte optimale për shërbimin e ushqimit.
Paraqitja e Ofertës:
Oferta duhet të dërgohet në adresen e-mailit: financa@ictslab.com ose të dorëzohet fizikisht pranë zyrave të shoqatës në adresën: Rruga Stavro Vinjau Nd.2, H.9, Ap.7 (Rruga e Elbasanit), Tirana, Albania 1010, në zarf të mbyllur duke shënuar vetëm emrin e operatorit ekonomik dhe objektin e procedures “Sherbim Ushqimi Krumë, Has”.
Ju mirepresim!