


JUTH APP Hackathon, një maratonë pesëditore teknologjie organizuar nga Vodafone Albania në bashkëpunim me ALBICT dhe ICTSlab, u zhvillua virtualisht nga 29 qershori deri më 3 korrik, duke u shndërruar në një nga ngjarjet më të mëdha të këtij lloji në Shqipëri. Me mbi 80 të rinj të angazhuar nga mosha 15 deri në 30 vjeç, aktiviteti synoi të sjellë risi në aplikacionin JUTH përmes ideve inovatore që pasqyrojnë impaktin social dhe ekonomik të teknologjisë. Fitues u shpall grupi Girl Talk nga Kosova, i përbërë nga Elta Bajrami dhe Tea Reqica, të cilat fituan çmimin prej 2,000 euro dhe dhurata teknologjike, duke u vlerësuar për kreativitetin dhe bashkëpunimin e tyre në zhvillimin e platformës.