
- This event has passed.
Zero City Lab – Online Info Session

Zero City Lab Korçë, Pogradec & Prrenjas është një program akselerimi inovativ, i cili synon të adresojë çështjet e mbetjeve urbane përmes zgjidhjeve të ekonomisë qarkulluese. Ky program është krijuar për të gjetur mënyra të reja dhe efektive për menaxhimin e mbetjeve dhe promovimin e qëndrueshmërisë në qytete.
Zero City Lab ndihmon bizneset dhe projektet të zhvillohen më shpejt, duke u ofruar mjete, burime dhe mbështetje të dedikuar, ndërkohë që përfshin edhe institucionet kërkimore, akademinë dhe shoqërinë civile për të nxitur inovacionin. Qëllimi është krijimi i qyteteve më të pastra, të qëndrueshme dhe të jetueshme, përmes reduktimit, ripërdorimit dhe riciklimit të mbetjeve, duke kontribuar kështu në ndërtimin afatgjatë të qyteteve pa mbetje.
Në vijim të regjistrimit tuaj, me kënaqësi ju konfirmojmë pjesëmarrjen tuaj në Sesionin Informues që do të zhvillohet më 1 Gusht Online, pörmes platformës Zoom.
Detajet e Sesionit Informues
Data: E premte, 1 Gusht 2025
Ora: 11:00 – 12:30
Linku i takimit: https://zoom.us/j/95410815817?pwd=46fcbDDo26dvoTt4N8xgf1q6Vb1DTr.1