Skip to content Skip to footer

Regjistrohu tani për
kurset e Shtatorit!

ICTSlab – Një hapësirë kreative dhe inovative për të mësuar

ICTSlab është një qendër rajonale inovacioni – një laborator multifunksional i përqendruar në edukimin joformal, që synon të përgatisë të rinjtë për sfidat e shekullit XXI. E themeluar në Tiranë me mbështetjen e Shoqatës Mbarëkombëtare të Teknologjisë, ALBICT, kjo qendër synon të bëhet pikë referimi për arsimin bashkëkohor në fushën e TIK-ut.

ICTSlab ndjek një qasje të integruar, duke kombinuar mësimdhënien, trajnimet profesionale dhe certifikimet ndërkombëtare në teknologjinë e informacionit, për të mbajtur fëmijët tanë gjithmonë një hap përpara me prirjet më të fundit globale në fushën e TIK-ut.

Nëpërmjet kurrikulave më të avancuara ndërkombëtare, ICTSlab ofron një mjedis të jashtëzakonshëm ku fëmijët jo vetëm që hedhin hapat e parë në programim dhe teknologji, por edhe zhvillojnë imagjinatën dhe kreativitetin e tyre pa kufi. Në këtë hapësirë, nëse një fëmijë e imagjinon veten duke ecur në Hënë, ne do t’i krijojmë mundësinë të ndjehet si një magjistar i epokës digjitale.

Programi Akademik 2025 - 2026

Programi Beginner

Programi Beginner u jep fëmijëve mundësinë të bëjnë hapat e parë në teknologji përmes aktiviteteve kreative dhe praktike. Në Scratch (3 muaj) ata mësojnë të krijojnë lojëra dhe animacione duke zhvilluar logjikën e programimit, ndërsa me mBot (3 muaj) ndërtojnë dhe programojnë robotë edukativë duke zbatuar parimet STEM në gara e sfida të ndryshme. Në përfundim, fëmijët zgjedhin midis Internet Security (2 muaj), ku mësojnë rregullat e sigurisë online dhe sjelljen etike në rrjet, ose 3D & Codeblocks (3 muaj), ku zhvillojnë kreativitetin duke dizajnuar objekte digjitale dhe duke përdorur kodimin për të ndërtuar projekte 3D. Ky kombinim u ofron bazat e duhura për t’u bërë krijues të teknologjisë dhe jo vetëm përdorues të saj.

Kohëzgjatja: 8 – 9 muaj 

Orari: 16:45 – 18:00;
Ditët: E hene – E merkure

80 muaj
Scratch
80 muaj
MBOT
80 muaj
Siguri në internet
80 muaj
3D Design & Codeblocks

Programi Advance

Programi Advance (14–18 vjeç)

Programi Advance është i ndërtuar për të thelluar njohuritë e fituara dhe për të përgatitur pjesëmarrësit për zhvillime më komplekse në fushën e teknologjisë. Ai përfshin tre shtylla kryesore: Front-End Development, ku studentët zotërojnë teknika të avancuara të HTML, CSS dhe JavaScript për të krijuar ndërfaqe profesionale dhe interaktive; Algoritmikë, ku zhvillojnë logjikën e programimit, aftësitë për ndërtimin e flowchart-eve dhe zgjidhjen e problemeve në mënyrë efikase; dhe Back-End Development, ku punojnë me PHP, MySQL dhe serverë lokalë për të ndërtuar aplikacione dinamike dhe databaza të strukturuara. Ky program i avancuar i pajis pjesëmarrësit me njohuri të thella praktike dhe teorike, duke i përgatitur ata për të krijuar projekte të plota dhe për t’u përballur me sfida reale në botën e zhvillimit të softuerit.

Kohëzgjatja: 8 muaj;

Orari: 16:45 – 18:00 ose 18:00 – 19:15;

Ditët: E Hënë & e Mërkurë ose e Martë & e Enjte 

0 muaj
Front End Web Dev
0 muaj
Algoritmikë
0 muaj
Back End Web Dev

Programi Web Development

Programi Web Development (14–18 vjeç)

Programi Web Development është krijuar për të udhëzuar të rinjtë hap pas hapi drejt ndërtimit të faqeve dhe aplikacioneve funksionale në internet. Në tre muajt e parë, pjesëmarrësit mësojnë bazat e zhvillimit front-end përmes HTML, CSS dhe JavaScript, si dhe përdorin Git & GitHub për menaxhimin e versioneve dhe punën në grup. Në tre muajt e dytë, kalojnë në zhvillimin back-end duke mësuar PHP, MySQL dhe XAMPP, duke ndërtuar aplikacione dinamike dhe databaza funksionale. Në dy muajt e fundit, programi fokusohet në WordPress, ku studentët mësojnë të krijojnë faqe profesionale, të përdorin themes dhe plugins, si dhe të përshtasin dizajne sipas nevojave reale. Ky program ofron një rrugëtim të plotë nga konceptet bazë deri te ndërtimi i faqeve të plota dhe menaxhimi i tyre, duke i pajisur pjesëmarrësit me aftësi praktike për tregun e punës.

Kohëzgjatja: 8 muaj;

Orari: 16:45 – 18:00 ose 18:00 – 19:15;

Ditët: E Hënë & e Mërkurë ose e Martë & e Enjte 

0 muaj
Front End Web Dev
0 muaj
Back End Web Dev
0 muaj
WordPress Dev

Planprogramet tona

Scratch

Scratch është një gjuhë programimi vizuale, gjithashtu një komunitet prej 13 milion fëmijësh kreativ në të gjithë botën, të cilët i bashkon një platformë online. Kjo gjuhë programimi është e ndërtuar nga MIT (Massachusetts Institute of Technology) Media Lab në USA.

Çfarë do të mësohet: Përmes këtij moduli fëmijëve do t’u zhvillohen aftësitë e tyre problem-zgjidhësë, puna në grup, të menduarit kritik dhe kreativ, aftësitë në komunikimin e ideve, dhe kreativitetin duke u fokusuar në problemet, modelimin dhe ekzekutimin e zgjidhjes së sfidave. Me anë të kësaj gjuhe programuese fëmijët mund të zhvillojnë lojëra me histori interaktive, animacione të ndryshme në mënyrë krejtësisht të pavarur.

Kids in Cybersecurity është një program i Google për fëmijët 7-14 vjeç, që synon t’i pajisë ata me aftësitë e nevojshme për siguri online. I bazuar në standardet ndërkombëtare ISTE dhe AASL, programi përfshin aktivitete praktike dhe lojëra edukative, duke i ndihmuar nxënësit të mësojnë në mënyrë argëtuese për rreziqet në internet dhe si të mbrohen prej tyre.

Në përfundim të programit, nxënësit do të dinë:

  • Të vlerësojnë informacionin online me mendim kritik.

  • Të mbrojnë veten nga rreziqe si bullizmi dhe mashtrimet.

  • Të shpërndajnë informacionet personale me kujdes.

  • Të sillen me respekt ndaj të tjerëve online.

  • Të kërkojnë ndihmë nga të rritur kur përballen me situata të pasigurta.

Gjatë këtij moduli, fëmijët do të mësojnë bazat e dizajnit, modelimit dhe printimit 3D, duke u njohur me teknologjinë e avancuar në mënyrë praktike dhe kreative. Ata do të përdorin mjete digjitale dhe printera 3D për të shndërruar idetë e tyre në objekte reale, duke zhvilluar aftësi si kreativiteti, mendimi kritik dhe zgjidhja e problemeve.

Çfarë do të mësohet:
Fëmijët do të mësojnë:

  • Parimet themelore të dizajnit 3D dhe programet bazë për modelim.

  • Si të krijojnë modele digjitale nga ide të thjeshta apo skica.

  • Si funksionon një printer 3D dhe procesi i përgatitjes së një modeli për printim.

  • Si të shndërrojnë idetë e tyre në produkte të vërteta përmes printimit 3D.
    Përmes projekteve praktike, ata do të punojnë individualisht dhe në grup për të krijuar objekte unike, duke kombinuar kreativitetin me teknologjinë.

Scratch është një gjuhë programimi vizuale, gjithashtu një komunitet prej 13 milion fëmijësh kreativ në të gjithë botën, të cilët i bashkon një platformë online. Kjo gjuhë programimi është e ndërtuar nga MIT (Massachusetts Institute of Technology) Media Lab në USA.

Çfarë do të mësohet: Përmes këtij moduli fëmijëve do t’u zhvillohen aftësitë e tyre problem-zgjidhësë, puna në grup, të menduarit kritik dhe kreativ, aftësitë në komunikimin e ideve, dhe kreativitetin duke u fokusuar në problemet, modelimin dhe ekzekutimin e zgjidhjes së sfidave. Me anë të kësaj gjuhe programuese fëmijët mund të zhvillojnë lojëra me histori interaktive, animacione të ndryshme në mënyrë krejtësisht të pavarur.

Gjatë këtij moduli, fëmijët duke përdorur njohuritë e përfituara nga modulet fillestare, do të mund të eksplorojnë në hapësirën e zhvillimit të lojërave për telefonat celularë, si dhe aplikacioneve të thjeshta.

Çfarë do të mësohet: Ky kurs synon fillestarët e të gjitha moshave dhe fillon që nga konceptet më bazike. Me mësime të bazuara në projekte praktike, do të mësoni hap pas hapi se si të ndërtoni aplikacione të llojeve të ndryshme, si dhe koncepte e terminologji programimi si dhe duke përdorur Inteligjencën Artificiale.

Përveç ndihmës që fëmijët të kuptojnë se si funksionojnë makineritë elektronike, eksperimentimi me robotikë dhe elektronikë u ndihmon fëmijëve të zhvillojnë aftësitë e zgjidhjes së problemeve dhe kreativitetin. Gajtë këtij moduli fëmijët duke shfrytëzuar njohuritë mbi konceptet bazë të programimit të përvetësuara gjatë modulit fundamental, dhe njohuritë e reja mbi bazat e elektronikës arrijnë të shfrytëzojnë komponente të ndryshme elektronike për të realizuar projekte të aplikueshme në jetën e përditshme.

Çfarë do të mësohet: Zgjidhjen e sfidave në nivelin fizik, duke u ballafaquar me konstrukte të ndryshme të trupave robotik për arritjën e qëllimeve të modulit. Fëmijëve ju pasurohet përvoja e tyre e programimit duke zhvilluar për qarqet elektronike të ndryshme sic janë: Arduino, MakeyMakey, BreadBoard.

Front-End Web Development

Ky modul u ofron fëmijëve njohuri praktike për krijimin e faqeve web duke përdorur HTML, CSS dhe JavaScript. Përmes projekteve interaktive, ata do të mësojnë si ndërtohen strukturat, dizajni dhe funksionaliteti i një faqeje, duke zhvilluar mendimin logjik dhe aftësitë teknologjike.

Çfarë do të mësohet:

  • Strukturimi i përmbajtjes me HTML.

  • Dizajnimi vizual dhe stili me CSS.

  • Shtimi i funksionalitetit me JavaScript.

  • Bazat e GitHub për ruajtjen dhe ndarjen e projekteve.

  • Zhvillimi i një projekti personal web nga fillimi në fund.

Ky modul i prezanton fëmijët me konceptet themelore të zhvillimit back-end, duke përdorur PHP, MySQL dhe XAMPP. Përmes ndërtimit të faqeve dinamike dhe punës me databaza, ata do të kuptojnë se si funksionon “prapa skenës” një aplikacion web.

Çfarë do të mësohet:

  • Shkrimi i skripteve me PHP për funksione dinamike.

  • Krijimi dhe menaxhimi i databazave me MySQL.

  • Përdorimi i XAMPP si mjedis lokal zhvillimi.

  • Lidha e faqeve web me databazën për ruajtjen dhe marrjen e të dhënave.

  • Ndërtimi i aplikacioneve të thjeshta me funksionalitete reale (si formularë, login etj.).

 

Ky modul u mundëson fëmijëve të krijojnë faqe web funksionale dhe profesionale duke përdorur WordPress, Astra Theme dhe ndërtuesin vizual Elementor. Përmes një ndërfaqeje “Drag & Drop”, ata do të mësojnë të ndërtojnë dhe personalizojnë faqe me dizajn modern, pa pasur nevojë për kodim kompleks. Moduli forcon njohuritë nga fazat e mëparshme të Web Development dhe i përgatit pjesëmarrësit për ndërtimin e faqeve që i përmbushin standardet e tregut të sotëm.

Çfarë do të mësohet:

  • Instalimi dhe konfigurimi i WordPress-it.

  • Përdorimi i Elementor për ndërtimin vizual të faqeve.

  • Personalizimi me Astra Theme dhe Starter Templates.

  • Integrimi i plugin-eve për funksionalitete shtesë (formulare, galeri, etj).

  • Krijimi i një faqeje të plotë, funksionale dhe të orientuar drejt përdoruesit.

Ky modul i njeh fëmijët me konceptet bazë të algoritmikës nëpërmjet përdorimit të bllokskemave dhe flowchart-eve, si një mënyrë vizuale për të planifikuar dhe kuptuar zgjidhjen e problemeve. Ata do të mësojnë të mendojnë në mënyrë logjike dhe të strukturojnë hapat e një detyre përpara se të kalojnë në kodim.

Çfarë do të mësohet:

  • Çfarë është një algoritëm dhe pse është i rëndësishëm.

  • Përdorimi i bllokskemave për të përshkruar hapat e një problemi.

  • Simbolet kryesore të një flowchart-i dhe rregullat e ndërtimit.

  • Shembuj praktikë të zgjidhjes së problemeve përmes diagramëve vizualë.

  • Lidhja mes logjikës vizuale dhe programimit real.

Ky modul i fut fëmijët në botën e programimit me gjuhën C++, një nga gjuhët më të fuqishme dhe të përdorura në industrinë e teknologjisë. Përmes koncepteve bazë të sintaksës dhe strukturës së programimit, fëmijët do të zhvillojnë mendim logjik, të kuptojnë mënyrën se si funksionon një program dhe të ndërtojnë aplikacione të thjeshta në mënyrë të strukturuar.

Çfarë do të mësohet:

  • Bazat e gjuhës C++: variabla, tipe të dhënash dhe operatorë.

  • Struktura e një programi dhe ekzekutimi hap pas hapi.

  • Deklarimi dhe përdorimi i kushtëzimeve (if/else) dhe cikleve (for/while).

  • Përdorimi i funksioneve dhe organizimi i kodit.

  • Zgjidhja e problemeve përmes algoritmeve të thjeshta me C++.

Ky modul i prezanton fëmijët me programimin në gjuhën Java, një nga gjuhët më të përdorura në botë për zhvillimin e aplikacioneve dhe sistemeve të ndryshme. Nëpërmjet koncepteve bazë të programimit dhe ushtrimeve praktike, ata do të mësojnë si të ndërtojnë aplikacione të thjeshta, duke zhvilluar aftësi logjike dhe të menduarit në mënyrë të strukturuar.

Çfarë do të mësohet:

  • Bazat e gjuhës Java: variabla, tipe të dhënash dhe operatorë.

  • Struktura e një programi në Java dhe funksionimi i tij.

  • Kushtëzime (if/else) dhe cikle (for, while) për kontrollin e rrjedhës.

  • Funksione/metoda dhe koncepti i klasave dhe objekteve.

  • Konceptet hyrëse të programimit të orientuar në objekte (OOP).

  • Ndërtimi i aplikacioneve të thjeshta dhe zgjidhja e problemeve me logjikë.

Rruga "Stavro Vinjau", Tirana, Albania

Na Kontaktoni