Programi i sipërmarrjes sociale Upshift zhvilloi edicionin e 12-të në datat 15-17 Dhjetor me nxënës nga gjimnazet dhe shkollat e mesme profesionale të qytetit të Tiranës.
Zhvilluar në kuadër të Projektit “Qëndro” me financimin e qeverisë Italiane, ky aktivitet organizohet nga qendra laboratorike e aftësive të shekullit 21 ICTSlab dhe UNICEF Albania.

Mbi 1200 të rinj kanë përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga programi që kur Upshift nisi të implementohej në Shqipëri në 2020-ën. Në edicionin e Tiranës nga më shumë se 100 aplikime të mbërritura në uebsajtin www.upshift.al, vetëm 10 grupe u përzgjodhën për të qenë pjesë e workshopit tre ditor ku nën kujdesin e një grupi mentorësh të trajnuar me kurrikulën Design Thinking mbi të cilën ngrihet ky program, mësojnë për të transformuar idetë e tyre në produkte të vërteta. Idetë dhe projektet më të mira mbështeten financiarisht në vlerën 125,000 lekë për implementimin dhe zbatimin e ideve.
Programi Upshift mbështetet nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive dhe Ambasada Italiane.

Pjesë e rrugëtimit të Upshift në Shqipëri kanë qenë qytetet e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Korçës, Kukësit, Lezhës, Dibrës, Kavajës dhe zonave përreth.
Edicioni i 12-të i Upshift pati të ftuar specialë si Lucia Cucciarelli nga Ambasada Italiane në Shqipëri, Keti Luarasi, nënkryetare e Bashkisë Tiranë, Bora Muzhaqi, Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe Linda Bushati, përfaqësuese e UNICEF Albania të cilët përgëzuan dhe inkurajuan të rinjtë pjesëmarrës që të shndërrohen në agjentë social të ndryshimit pozitiv në shoqëri.
Organizuar në mënyrë periodike, Upshift fton të rinjtë e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë të bëhen zgjidhja e problemeve që shohin në komunitetet ku ata jetojnë duke aplikuar në formën e grupeve me 3-5 pjesëmarrës. Lehtësisht i adaptueshëm në kontekste të ndryshme, qasja e Upshift është në një linjë me hulumtimet e fundit për zhvillimin e mendimit kritik dhe sipërmarrjes tek adoleshentët dhe moshat e reja.
Gjatë tre ditëve workshope intensive me mentorët Andrea Shtjefni, Ana Xifaj, Daniela Lika, Eni Xhogu, Iden Petraj, Markelian Laho, Orjela Bajo, Ramiz Alia, Serena Prifti dhe Xheni Maloku, të rinjtë u trajnuan përmes katër moduleve duke punuar me pjesën teorike të idesë siç ishte pema e problemit, shkaqet dhe pasojat, identifikimin i grupit të synuar, dhe dizajnimi i prototipeve në ditën e parë dhe me krijimin e prototipit në ditën e dytë.
Po gjatë ditës së dytë grupet e të rinjve planifikuan buxhetet e tyre dhe nisën përgatitjen për ditën finale të prezantimit të projekteve përballë jurisë e cila përbëhej nga Dean Çelaj, themelues i platformës Akademi.al, Shqipe Berisha, drejtore e TUMO Tirana, Andreas Rugova, Përgjegjës për Innovacionin pranë UNICEF Albania dhe Esmeralda Shala, CEO i ICTSlab.
Fitues të edicionit të 12-të të Upshift u shpallën grupet Academe, TBus, Eureka dhe Youth4Democracy.
Gjate prezantimit grupit Youth Democracy, pati një ndërhyrje nga Znj. Bora Muzhaqi e cila i kërkoi grupit nëse mund te bënin te mundur përdorimin e platformës se tyre për zgjedhjet që do të zhvillohen në Prill 2023 të RYCO (Regional Youth Cooperation Office).
Fituesit e Upshift Tirana
Grupi Academe me mentor Iden Petraj ka spikatur vështirësitë e studentëve të Arsimit Profesional. Zgjidhja që ata kishin menduar ishte krijimi i aplikacioni i cili promovon shkollat profesionale, në formën e një qendre për lehtësimin e aplikimit dhe karrierës.
Grupi TBus, me mentore Orjela Bajo kishte vendosur të zhvillojë një aplikacion për të ndihmuar qytetarët që përdorin transportin publik në Tiranë.
Grupi Eureka nën udhëheqjen e mentores Eni Xhogu ka evidentuar si problematikë mungesën e informacionit ndaj përdorimit të makinave elektrike dhe pikave të karikimit në të gjithë Shqipërinë. Zgjidhja e tyre është aplikacioni “Kërko.al”, hartëzimin e pikave të karikimit, konektorëve dhe kontaktin me makinat elektrike ekzistuese.
Grupi Youth4Democracy me mentor Andrea Shtjefni ka vërejtur mungesën e digjitalizimit në procesin e votimit në shkollat e mesme. Zgjidhja që ata krijuan ishte I-VOTE.AL, një platformë elektronike, e cila shërben për digjitalizimin e votës.