


Projekti TIP – Tourism Innovation Platform është një platformë vjetore konkurruese që synon të gjenerojë modele pilot inovative për turizmin rural të qëndrueshëm në Shqipëri. Iniciativa përfshin 6 ide nga 6 rajone me potencial turistik, përfshirë Shkodrën, Dibrën, Vlorën (regjionet SRD) si dhe Gjirokastrën, Tiranën dhe Korçën. Qëllimi kryesor i TIP është të identifikojë modele ekonomike të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të realizueshme në turizëm – si produkte të reja turistike, ide inovative dhe ndërmarrësi në turizëm – që mund të zbatohen dhe përshkallëzohen përmes programit SRD II deri në dhjetor 2025. Platforma organizohet në formën e një hackathoni, ku përzgjedhja bazohet edhe në prezantimin e projekteve dhe buxhetimin realist, me financime që variojnë nga 2,000 deri në 10,000 euro. Qëllimi përfundimtar është fuqizimi i profesionistëve lokalë të turizmit dhe nxitja e zhvillimit ekonomik në komunitetet rurale.