


Në vitin 2018, ALBICT themeloi ICTSlab, një qendër inovacioni dhe edukimi joformal që synon përgatitjen e të rinjve për sfidat e shekullit 21 në fushën e teknologjisë së informacionit. E mbështetur nga organizata dhe kompani vendore e ndërkombëtare, ICTSlab promovon sistemet më të avancuara të edukimit dhe luan rol kyç në ndërtimin e një ekosistemi vlerash përmes trajnimeve, përvojave ndërkombëtare dhe identifikimit të modeleve frymëzuese, në përputhje me vizionin e Albanian ICT Awards.