Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Program Mentorimi për Start-upet në Shqipëri

Programi i Mentorimit për Start-upet në Shqipëri është projekti më i fundi implementuar nga Programi Star Venture i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në bashkëpunim me ICTSlab – një prej qendrave më të mëdha në Shqipëri për start-upet dhe talentet në teknologji.

ICTSlab ka një eksperiencë të gjerë në implementimin e programeve dedikuar start-upeve siç është akseleratori i start-upeve Uplift Albania, konkursi mbarëkombëtar i teknologjisë Albanian ICT Awards, hakathoni klimatik Climathon, programi i sipërmarrjes sociale Upshift, Platforma e Inovacionit Turistik dhe shumë të tjerë. Ne synojmë të mbështetim dhjetëra start-upe më inovative dhe premtuese nga Shqipëria, përmes një rrjeti të gjerë mentorësh dhe trajnerësh të cilët i përkasin fushave të ndryshme të ekspertizës bazuar në nevojat e start-upeve.

Synimi është të mbështetim këtë grup start-upesh të përzgjedhura për të arritur potencialin e tyre të plotë dhe ti udhëzojmë drejt një rrugë rritjeje të qëndrueshme.

Objektivi kryesor i programit është të ofrojë mundësi për start-upet përfituese, të punojnë me mentorë dhe ekspertë, të cilët janë profesionistë të suksesshëm nga rajoni dhe bota, për të zgjeruar bizneset e tyre dhe arritur tregje të reja. Nga ana tjetër programi pritet të ofrojë për start-upet qasje esenciale në burime të ndryshme të cilat kontribuojnë gjithashtu në pozicionimin dhe prezantimin e zgjeruar të të gjithë ekosistemit rajonal.

Misioni ynë është të mbështetim sipërmarrësit e rinj në fazën e tyre të rritjes, duke ju ofruar mentorim të përshtatur dhe aftësi esenciale biznesi për të lulëzuar në një ekosistem konkurrues start-upesh.

Ky projekt mbështet 12 start-up shqiptare për tu rritur dhe bërë progres me investimet e tyre inovative dhe implementohet nën programin Star Venture të Këshilla për Bizneset e Vogla të BERZH, dizajnuar për të ndihmuar start-upet me potencial të lartë të përshpejtojnë rritjen e tyre përmes njohurive të biznesit dhe mentorimit.

Programi ynë hap dyert drejt një mundësie të artë për start-upet në Shqipëri me potencial të lartë. Mbështetur nga bashkëpunimi i ngushtë mes Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe ICTSmedia, së bashku me mbështetjen e pakushtëzuar të Ministrisë për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në Shqipëri, kjo iniciativë do të transformojë peizazhin e start-upeve në Shqipëri. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, programi financohet nga Luksemburgu përmes Fondit të Ndikimit për Bizneset e Vogla të BERZH.

Çfarë ofrojmë/Programi:

Mentorim i përshtatur për të mbështetur grupin e përzgjedhur të start-upeve Shqiptare sipas nevojave të tyre specifike duke i hapur rrugë rritjes dhe përgatitur ato për të tërhequr financime për zhvillimin dhe zgjerimin e produktit/biznesit.

  • Mentorim i Përshtatur: Secilit start-up pjesëmarrës do ti caktohet një ekip ekspertësh të industrisë duke ofruar udhëzime të personalizuara bazuar në industrinë ku operojnë dhe nivelin e rritjes. Përgatit start-upet për të tërhequr financime për zhvillimin dhe zgjerimin e produktit/biznesit.
  • Mundësi Rrjetëzimi: Qasje në evenimente të industrisë, sesione rrjetëzimi, partnerë potencialë, investitorë, dhe mentorë për të zgjeruar rrjetin e tyre profesional dhe fituar njohur të brendshme të tregut
  • Mundësi për t’ju bashkuar Star Venture
  • Mentorët tanë: Janë profesionistë me eksperiencë të gjerë në industri të ndryshme nga rajoni dhe Europa Qendrore. Janë të përkushtuar në mbështetje dhe orientim të start-upeve në rrugëtimin e tyre drejt suksesit

Për kë po kërkojmë?

Jemi në kërkim të inovatorëve, të vendosurve dhe të patremburve. Nëse jeni një sipërmarrës i ri me një shkëndijë shkëlqimi, një uri për rritje dhe një ide start-up që është gati të ndryshojë lojën, ju jeni ai që duam. Pavarësisht nëse jeni një start-up në fazat e hershme të zhvillimit apo për përgatiteni për zgjerim, ju ftojmë të rrëmbeni këtë mundësi të artë.

Për të aplikuar, start-upi juaj duhet të plotësojë kriteret si mëposhtë:

  • Përkushtimi: Themeluesit dhe ekipet e tyre duhet të demonstrojnë një përkushtim të lartë ndaj programi, të përfshihen në mënyrë aktive në të gjitha sesionet.
  • Përcaktimi i sfidave specifike: Themeluesit të cilët përcaktojnë qartësisht nevojat janë të ftuar si bashkohen Programit të Mentorimit për Start-upet në Shqipëri.
  • Tërheqja e Produktit: Të kenë një produkt minimal të zbatueshëm (MVP) dhe të tregojnë tërheqjen fillestare të produktit siç janë konsumatorët, partnerët, ose pajtimtarët.
  • Mosha e Start-upit: Të kenë qenë në biznes për më pak se 5 vite.
  • Zgjerimi: Të kenë teknologjinë dhe aftësitë që e bëjnë një biznes të zgjerueshëm
  • Mundësia e Tregut: Të tregojnë një mundësi të fortë tregu dhe potencial për ndërkombëtarizim.
  • Kritere Përjashtuese: Veprimtaria kryesore e sipërmarrjes nuk duhet të përfshijë mjete ushtarake apo shërbime, lojëra fati, tobacco, ose pije alkoolike.

Kohështrirja e programit:

Hapja e aplikimeve: 1 Shtator 2023

Mbyllja e Aplikimeve: 30 Shtator 2023

Përzgjedhja e Përfituesve: 30 Shtator 2023

Programi i Mentorimit për Start-upet në Shqipëri: Tetor 2023 – Janar 2024

Regjistrohuni këtu: https://www.f6s.com/capacity-building-program/apply

Nëse jeni gati të formësoni të ardhmen e start-upit tuaj dhe të përfitoni nga çdo mundësi për rritje, është koha për të vepruar. Siguroni vendin tuaj në këtë program transformues për të ngritur potencialin e start-upit tuaj.

Bashkohuni me ne ndërsa i hapim rrugë start-upeve Shqiptare të shkëlqejnë. Së bashku, le të zhbllokojmë potencialin pa kufij që fshihet në secilin sipërmarrës vizionar. Historia juaj e suksesit fillon këtu!ugue placerat, a tempor sem egestas. Curabitur placerat finibus lacus.

Leave a comment