Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Rreth Nesh

ALBICT (ICTSlab) besojmë fuqishëm se fëmijët dhe të rinjtë janë krijuesit e së ardhmes. Ne ofrojmë eksperienca praktike në fushën e teknologjisë, duke ndërtuar mendimin logjik dhe aftësitë e shekullit XXI përmes workshop-eve në programim, robotikë, dhe tashmë edhe në AI Literacy – duke i ndihmuar të kuptojnë dhe përdorin mjetet e inteligjencës artificiale në mënyrë të ndërgjegjshme.

Përshkrimi i Rolit

Kërkojmë ‘interns’ energjikë dhe të pasionuar që duan të zhvillohen si STEM Trainers dhe të përfitojnë eksperiencë praktike në fushën e edukimit në teknologji. Gjatë internship-it, kandidatët do të asistojnë në zhvillimin e klasave interaktive me fëmijë të moshës 8-16 vjeç dhe do të mësojnë si të përdorin dhe ndërtojnë kurrikula edukative në programim, robotikë dhe AI.

Detyrat bazë

  • Asistimi në mësimdhënien dhe trajnimin e klasave të programimit, robotikës dhe AI;
  • Ndihma në mirëmbajtjen e kurrikulës teknike / planprogramit;
  • Mbështetja e fëmijëve gjatë aktiviteteve praktike dhe projekteve finale;
  • Asistimi në organizimin e aktiviteteve dhe eventeve edukative;
  • Mësim i vazhdueshëm për metodologjitë e trajnimit në STEM.

Kualifikime të Kërkuara

  • Student/e ose i/e diplomuar së fundmi në Informatikë, Shkenca Kompjuterike, Elektronikë, Matematikë ose fusha të ngjashme;
  • Interes i fortë për edukimin, programimin, robotikën dhe teknologjitë e reja;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe dëshirë për të punuar me fëmijë dhe adoleshentë;
  • Aftësi bazike në programim ose përvojë me platforma robotike janë avantazh;
  • Njohuri të mira të anglishtes dhe shqipes.

Çfarë Ofrojmë

  • Eksperiencë praktike në mësimdhënie dhe trajnime STEM;
  • Mentorim nga trajnerë me eksperiencë;
  • Ambient pune inovativ dhe bashkëpunues;
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe punësim pas përfundimit të internship-it;
  • Orar fleksibël part-time (pasdite).

Si të Aplikoni

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në dhe një letër të shkurtër motivimi në adresën: info@albict.al, jo më vonë se data 19 shtator 2025.

Në subjektin e email-it, ju lutemi specifikoni: “Internship – STEM Trainer”.
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për një intervistë.