Specifikime teknike të shërbimit i cili duhet të ofrohet:
Shërbimet e kërkuara nga Autoriteti Kontraktor (ALBICT) përshkruhen në Termat e Referencës, te cilat janë të përcaktuara në Aneksin 1 të kesaj Kerkes Oferte.
a. Ofertuesi duhet të vërtetojë se:
- Është i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe ka në fushën e veprimtarisë objektin e prokurimit. Në rastin kur ofertuesi është një organizatë jofitimprurëse, duhet të deklarojë se është i regjistruar si person juridik, sipas Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat jo Fitimprurëse”.
b. Kriteret e veçanta të kualifikimit / Ofertuesi duhet të dorëzojë:
Ofertuesi duhet të:
– Të vetëdeklarojë se ka dhe do të vendosë në dispozicion sherbimin e transportit ne perputhje me kerkesat e ALBICT.
– Të vetëdeklarojë së disponon kapacitetet dhe instrumentet e nevojshme për ofrimin e sherbimit ne lokacionin e detajaur ne aneksin 1.
– Të vetëdeklarojë se nuk është në konflikt interesi me ALBICT.
Vleresimi i ofertave
– Vleresimi i ofertes teknike
Oferta teknike do te analizohet bazuar ne termat e references per sherbimin
– Vlersimi i ofertes financiare
Ofertat që tejkalojnë buxhetin maksimal të disponueshëm për kontratën do të eliminohen.
Zgjedhja e tenderuesit të përzgjedhur
Vlera më e mirë për para përcaktohet duke peshuar cilësinë teknike kundrejt çmimit.
Kushtet e pageses
Sipas rregullave të prokurimit pagesa do te behet përmes llogarisë rrjedhëse pas prezantimit te faturës origjinale, ose cash brenda limiteve te percaktuara ne legjislacinin Shqiptar. (kushtet e sakta të pagesës mund t’i nënshtrohen negociatave të mëtejme).
Dorëzimi i ofertave
Aplikimet duhet të jenë në shqip dhe të përmbajnë ofertën financiare. Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dorëzojnë aplikimet e tyre në adresën e emailit: financa@ictslab.com ose pranë zyrave të organizatës ne adresen Rruga Stavro Vinjau Nd.2, H.9, Ap.7 (Rruga e Elbasanit), Tirana, Albania 1010.
Aplikimet pranohen deri më 15/07/2022, brenda orës 16:00. Do të shqyrtohen vetëm aplikimet që mbërrijnë brenda këtij afati.
Për më shumë informacion mbi dosjen e plotë të tenderit si dhe kërkesave dhe afateve të kohëzgjatjes së kontratës, referojuni Termave të Referencës së publikuar këtu, apo kërkoni një informacion më të plotë rreth dosjes së tenderit në adresën elektronike në vijim: financa@ictslab.com
ALBICT- Aneks 1
TERMA REFERENCE PUNESIMI
Tituli i projektit: | Youth 4 Social Change and Entrepreneurship |
Institucioni zbatues: | Organizata ALBICT |
Sherbim: | Sherbim Foto dhe Video |
Data e fundit e aplikimit: | 15 Korrik 2022, ora 16.00 |
Specifikimet teknike:
- Sherbim do te ofrohet ne datat e zhvillimit te aktiviteteve/woorkshops te cilat do te njoftohen nga organizata
Aktivitetet mund te zhvillohet edhe gjate diteve te fundjaves, shtune – diele, per te cilat kerkohet disponueshmeria e ofertuesit.
- Sherbimi duhet te ofrohet ne vendodhjet e Aktiviteteve/workshop ne zyrat e ALBICT ne Tirane.
- ALBICT nuk merr persiper kosto ekstra te tjera te papefshira ne oferte.
- Do te vleresohej eksperienca e shoqerise ne sektorin e foto, video dhe post production.
- Sherbimi duhet te jete i disponueshme nga momenti nenshkrimit te kontrates deri ne perfundim te projektit.
- Dorezimi i fotove, duhet te kryhet gjate zhvillimit te workshop dhe te finalizuara brenda dites pasardhese. Ndersa dorezimi i videove duhet te kryhet brenda 4 diteve nga finalizimi i workshop.