Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Shoqata AlbICT në kuadër të projektit “Youth 4 Social Change and Entrepreneurship2”, fton operatoret ekonomik (Hotele apo Resorte) të paraqesin ofertë për shërbimet e akomodimit dhe ushqimit ne zonen e Kukësit.

Subjekti: Sherbim akomodimi dhe ushqimi

Data e fundit për aplikim:  26 Nentor 2023

Autoriteti kontraktues:  ALBICT

Përshkrimi i Shërbimeve:

Jemi të interesuar të marrim një ofertë “akomodim dhe ushqim” pakete per 3 dite qendrim dhe nje pakete per 2 dite qendrim per datat 01,02,03 Dhjetor 2023, rreth 70 persona.

Dhomat me te perdorura per akomodim do jene teke, dyshe dhe dhoma treshe.

Dokumentat e kerkuara:

–       Oferte financiare, plotesuar sipas formes ne exel dokumenti bashkelidhur (oferte financiare).

–       Menune dhe specifikimet e akomodimit.

–       Broshuren e Hotelit.

–       Ekstrakt historik te biznesit.

Kohezgjatja e projektit:

3 nete apo 4 dite.

Kriteret e Ofertës

Operatori ekonomik duhet te kete kushte higjenike dhe sanitare, duhet te kete siguri dhe kushte optimale per akomodim, te kete kapacitete te sallave per trajnime si dhe pajisje teknike per sallat sic jane Projektor, TV, audio, etj.

Oferta duhet të përmbaje:

Informacionin e përgjithshme për Operatorin Ekonomik, duke përfshire emrin, adresën, numrin e telefonit dhe adresën e postes elektronike;

Pajtimin për të ofruar sherbimet sipas specifikave;

Pervojen e Operatorit Ekonomik në ofrimin e shërbimeve të ngjashme;

Koston për shërbimin dhe kohen e pranueshme për pagese;

Paraqitja e Ofertës:

Oferta duhet të dërgohet në adresen e-mailit: financa@ictslab.com ose të dorëzohet fizikisht pranë zyrave të shoqatës në adresën: Rruga Stavro Vinjau Nd.2, H.9, Ap.7 (Rruga e Elbasanit), Tirana, Albania 1010, në zarf të mbyllur duke shënuar vetëm emrin e operatorit ekonomik dhe objektin e procedures “Sherbim Akomodimi e Ushqimi Kukës”.

Ju mirepresim!

Leave a comment