Shoqata AlbICT në kuadër të projektit “Youth 4 Social Change and Entrepreneurship2”, fton operatoret ekonomik (Hotele apo Restorante) të paraqesin ofertë për shërbimet e akomodimit apo ushqimit në qytetin e Lezhës.
Subjekti: Shërbim akomodimi dhe ushqimi për programin “Upshift” Lezhë
Data e fundit për aplikim: 09 Tetor 2024, ora 15.00
Autoriteti kontraktues: ALBICT
Përshkrimi i Shërbimeve
Jemi të interesuar të marrim një ofertë “akomodim dhe/ose ushqim ” pakete per 2 dite qendrim per datat 11,12 Tetor 2024, rreth 70 persona per ushqim; rreth 15 persona per akomodim.
Dhomat më të përdorura për akomodim do jenë dhoma teke dhe dyshe.
Dokumentat e kërkuara:
– Ofertë financiare sipas formës në exel bashkëlidhur
– Menunë dhe specifikimet e akomodimit
– Broshurën e Hotelit
– Ekstrakt historik të biznesit
Kriteret e Ofertës
Operatori ekonomik duhet te ketë kushte higjenike dhe sanitare, duhet të ketë siguri dhe kushte optimale për akomodimin apo shërbimin e ushqimit.
Paraqitja e Ofertës:
Oferta duhet të dërgohet në adresen e-mailit: financa@ictslab.com ose të dorëzohet fizikisht pranë zyrave të shoqatës në adresën: Rruga Stavro Vinjau Nd.2, H.9, Ap.7 (Rruga e Elbasanit), Tirana, Albania 1010, në zarf të mbyllur duke shënuar vetëm emrin e operatorit ekonomik dhe objektin e procedures “Sherbim Akomodimi e Ushqimi Lezhë”.