Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Shoqata AlbICT në kuadër të projektit “Youth 4 Social Change and Entrepreneurship2”, fton operatoret ekonomik (Hotele apo Resorte) të paraqesin ofertë për shërbimet e akomodikimit dhe ushqimit ne zonen e Shkodres.

Subjekti: Sherbim akomodimi dhe ushqimi per programin “Upshift” Shkoder
Data e fundit për aplikim: 26.12.2023
Autoriteti kontraktues:  ALBICT
Përshkrimi i Shërbimeve

Jemi të interesuar të marrim një ofertë “akomodim dhe ushqim ” pakete per 3 nete qendrimi.

Parashikimi eshte per datat 26, 27 dhe 28 Janar 2024.

Ju lutem na siguroni një ofertë të detajuar për këtë produkt sipas specifikimeve të mëposhtme:

– Kosto e paketes/ person. (kapaciteti i grupit do te jete 50-70 persona).
– Menune dhe specifikimet e akomodimit.
– Afatet kohore të disponueshmërisë ose kohëzgjatjen e ofertës suaj.
– Afatet kohore të disponueshmërisë ose kohëzgjatjen e ofertës suaj.
– Numrin e disponueshmerise qe mund te akomodoni. (10- 30 persona).
– Nese dipononi salle per workshop.

Kohezgjatja e projektit: 

3 nete apo 4 dite.

Kriteret e Ofertës

Operatori ekonomik duhet te kete kushte higjenike dhe sanitare, duhet te kete siguri dhe kushte optimale per akomodim, te kete kapacitete te sallave per trajnime si dhe pajisje teknike per sallat sic jane Projektor, TV, audio, etj.

Oferta duhet të përmbaje:

Informacionin e përgjithshme për Operatorin Ekonomik, duke përfshire emrin, adresën, numrin e telefonit dhe adresën e postes elektronike;

Pajtimin për të ofruar sherbimet sipas specifikave;
Pervojen e Operatorit Ekonomik në ofrimin e shërbimeve të ngjashme;
Koston për shërbimin dhe kohen e pranueshme për pagese;

Paraqitja e Ofertës:

Oferta duhet të dërgohet në adresen e-mailit:financa@ictslab.com ose të dorëzohet fizikisht pranë zyrave të shoqatës në adresën:Rruga Stavro Vinjau Nd.2, H.9, Ap.7 (Rruga e Elbasanit), Tirana, Albania 1010, në zarf të mbyllur duke shënuar vetëm emrin e operatorit ekonomik dhe objektin e procedures “Sherbim Akomodimi e Ushqimi Shkoder”.

Afati i fundit për dorëzimin e ofertës: 26 Dhjetor 2023.

Ju mirepresim!

Leave a comment