Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Shoqata AlbICT në kuadër të projekteve të saj, fton operatoret ekonomik (Restorante) të paraqesin ofertë për shërbimet e  ushqimit në Krumë, Has.

Subjekti: Shërbim  ushqimi për programin “Upshift” Has

Data e fundit për aplikim:  22 Tetor 2024.

Autoriteti kontraktues:  ALBICT

Përshkrimi i Shërbimeve

Jemi të interesuar të marrim një ofertë “shërbim ushqimi ” për 2 ditë qëndrim  (dy dreka) për datat 25,26 Tetor 2024, rreth 70 persona secila drekë.

Dokumentat e kërkuara:

–       Ofertë financiare sipas formës në exel bashkëlidhur 

–       Menunë 

–       Ekstrakt historik të biznesit

Kriteret e Ofertës

Operatori ekonomik duhet te ketë kushte higjenike dhe sanitare, duhet të ketë siguri dhe kushte optimale për shërbimin e ushqimit.

Paraqitja e Ofertës:

Oferta duhet të dërgohet në adresen e-mailit: financa@ictslab.com ose të dorëzohet fizikisht pranë zyrave të shoqatës në adresën: Rruga Stavro Vinjau Nd.2, H.9, Ap.7 (Rruga e Elbasanit), Tirana, Albania 1010, në zarf të mbyllur duke shënuar vetëm emrin e operatorit ekonomik dhe objektin e procedures “Sherbim  Ushqimi Krumë, Has”.

Ju mirepresim!