Shoqata AlbICT në kuadër të projektit “Youth 4 Social Change and Entrepreneurship”, fton produksionet apo individet të paraqesin ofertë për shërbimet produksioni duke përfshire realizimin e Fotove dhe videove për nevojat e projektit.
Subjekti: Realizimi i fotove dhe videove
Data e fundit për aplikim: 15 Qershor 2022
Data e fillimit : 1 Korrik 2022
Autoriteti kontraktues: ALBICT
Përshkrimi i Shërbimeve
Operatori Ekonomik (produksioni apo individi) duhet të ofroje shërbime produksioni Foto dhe Video nëpërmjet pajisjeve të veta si Foto aparat, kamere dhe ndriçim, dhe të jetë i disponueshëm që shërbimi të kryhet brenda gjithë territorit në Shqipëri.
Kohezgjatja e projektit:
Shërbimi duhet te jete i disponueshëm për një periudhe prej 13 muajsh.
Kriteret e Ofertës
Operatori Ekonomik duhet të ketë një përvojë prej tre (3) vitesh në ofrimin e shërbimeve të ngjashme.
Oferta duhet të përmbaje:
- Informacionin e përgjithshme për Operatorin Ekonomik, duke përfshire emrin, adresën, numrin e telefonit dhe adresën e postes elektronike.
- Pajtimin për të kryer shërbimin për një periudhe prej 13 muajsh në qytete të ndryshme ne territorin e Shqipërisë.
- Pervojen e Operatorit Ekonomik në ofrimin e shërbimeve të ngjashme.
- Pajisjet e disponueshme për prodhimin e materialeve të foto dhe video.
- Koston për shërbimin dhe kohen e pranueshme për pagese.
Paraqitja e Ofertës:
Oferta duhet të dërgohet në adrese e-mail: info@albict.org ose oferta të dorëzohet fizikisht pranë zyrave të shoqatës ne adresën ruga Stavro Vinjau Nd.2, H.9, Ap.7 (Rruga e Elbasanit), Tirana, Albania 1010, në pliko (zarf) të mbyllur duke shënuar vetëm emrin e operatorit ekonmik dhe titullin “Shërbime Foto dhe Video”.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertës: 15 Korrik 2022