Shoqata AlbICT në kuadër të aktivitetit të saj, shpall thirrjen e radhës lidhur me mentorët që do të përzgjidhen për të dhënë kontributin e tyre në programin “UPSHIFT” Has.
UPSHIFT është një program që ndihmon adoleshentët dhe të rinjtë të bëhen inovator dhe sipërmarrës social duke ju ofruar mësim nga eksperienca për të kuptuar sfidat e komunitetit. Të rinjtë do të mësojnë të dizenjojnë dhe ndërtojnë zgjidhje në formën e produkteve apo shërbimeve dhe do të angazhohen në udhëheqjen e sipërmarrjeve që mundësojnë këto projekte.
Social Impact Workshop ndihmon të rinjtë dhe adoleshentët e marxhinalizuar që të bëhen krijues dhe sipërmarrës social nëpërmjet trajnimeve duke arritur të kuptojnë më thellë problemet e komunitetit, të dizenjojnë zgjidhje nëpërmjet zhvillimit të një produkti ose shërbimi, dhe më pas ta udhëheqin drejt realizimit këtë sfidë shoqërore.
Subjekti: Ekspertë (Mentor) për zonën e Hasit
Data e fundit për aplikim: 6 Tetor 2024.
Autoriteti kontraktues: ALBICT
Përshkrimi i Shërbimeve
- Ekspertiza do të jepet në qytetin e Hasit.
- Shpërblimi financiar për këtë angazhim do të jetë 15.000 ALL (bruto).
Kohezgjatja e projektit:
- Afati i dhënies së këtij shërbimi shtrihet në datat 25 dhe 26 Tetor 2024.
Aplikimi:
Aplikimi duhet të dërgohet në adresën e-mailit: financa@ictslab.com ose të dorëzohet fizikisht pranë zyrave të shoqatës në adresën: Rruga Stavro Vinjau Nd.2, H.9, Ap.7 (Rruga e Elbasanit), Tirana, Albania 1010, në zarf të mbyllur duke shënuar vetëm emrin e kandidatit dhe objektin e procedurës.
Dokumentat për aplikim:
- CV që thekson ekspertizën e aplikantëve ne kryerjen e trajnimeve te ngjashme, veprimtarinë, përfshirjen, apo zhvillimin me objektin e Termave të Referencës më lart.
Kriteret për vlerësimin e aplikimeve:
l. Një Komision Vlerësues sipas kritereve të mëposhtme do të vlerësojë aplikimet:
Ekspertiza Teknike:
• Ekspertiza dhe fuqia e propozimit teknik që përshtatet me temat e seminarit dhe përmbajtjen e programit;
• Përvojë: Konsulenti/ja me sfond përkatës profesional dhe akademik duke përfshirë vlerësimin, trajnimin dhe ofrimin e trajnimeve. Ekspertiza në evente apo projekte të ngjashme përbën avantazh.
• Disponueshmëria dhe fleksibiliteti i punës në terren, udhëtimit dhe përgjigjes ndaj afateve të përcaktuara kohore.
Vlerësimi Përfundimtar dhe Dhënia e Kontratës
Kontrata do t’i jepet aplikimit më të mirë teknikisht të pranueshëm.
*ALBICT” ruan konfidencialitetin e ofertës dhe dokumentacionit që ju dorëzoni bazuar në politikat strikte të procesit të aplikimit.
Lëndët e dorëzueshme në fund, nga personat që do të kontraktohen:
Ne lidhje me përgjegjësitë e mësipërme dhe qëllimin e seksionit të shërbimit, eksperti duhet të paraqesë:
1. Kalendarin kohor të punës (time sheet)
2. Raport/Materialet e vlerësimit që tregojnë rezultatet për të rinjtë e grupit të cilin ka mentoruar.
Ju mirëpresim!