Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Shoqata AlbICT në kuadër të aktivitetit të saj per programi Ponder Albania Edicioni i Kukësit ,hap thirrjen për mentorë!
Ponder vjen me Edicionin e Kukësit në datat 1,2,3 Dhjetor.
Programi rinor nga UNICEF Albania në bashkëpunim me Shoqatën Kombëtare të ICT-së (ALBICT), Ponder hap thirrjen për mentorë deri më datë 20 Nëntor, ora 12:00 PM.
Kriteret për aplikim:
-Mosha e mentorëve duhet të jetë mbi 25 vjeç,
-Profili dhe eksperienca duhet të konsistojë në Inovacion, Komunikim, PR, Marketing, Gazetari dhe Letërsi.
Secili nga mentorët do të jetë përgjegjës për grupin e tij/saj të të rinjve dhe gjithashtu duhet të ketë përvojën e duhur për këtë organizim.

Për çdo paqartësi, mos ngurroni të kontaktoni në numrin tonë të kontaktit:
+355 69 900 9000
Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Qëndro” me mbështetjen financiare të Qeverisë Italiane dhe zbatohet nga UNICEF në Shqipëri në partneritet me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, Ambasada Italiane dhe ICTSlab. 


Subjekti: Ekspertë Mentor  për zonën e Kukesit.

Data e fundit për aplikim: 20 Nentor 2023

Autoriteti kontraktues:  ALBICT

Përshkrimi i Shërbimeve

  • Ekspertiza do të jepet në qytetin e Kukesit.
  • Shpërblimi financiar për këtë angazhim do të jetë 20.000 ALL (bruto).

Kohezgjatja e projektit:

  • Afati i dhënies së këtij shërbimi shtrihet përgjatë datave  1,2,3 Dhjetor 2023.

Aplikimi:

Aplikimi duhet të dërgohet në adresën e-mailit:  office@ictslab.com   ose të dorëzohet fizikisht pranë zyrave të shoqatës në adresën: Rruga Stavro Vinjau Nd.2, H.9, Ap.7 (Rruga e Elbasanit), Tirana, Albania 1010, në zarf të mbyllur duke shënuar vetëm emrin e kandidatit dhe objektin e procedurës.

Dokumentat për aplikim:

  1. CV që thekson ekspertizën e aplikantëve ne kryerjen e trajnimeve te ngjashme, veprimtarinë, përfshirjen, apo zhvillimin me objektin e Termave të Referencës më lart.

Kriteret për vlerësimin e aplikimeve:

l. Një Komision Vlerësues sipas kritereve të mëposhtme do të vlerësojë aplikimet:

Ekspertiza Teknike:

 • Ekspertiza dhe fuqia e propozimit teknik që përshtatet me temat e seminarit dhe përmbajtjen e programit;

 • Përvojë: Konsulenti/ja me sfond përkatës profesional dhe akademik duke përfshirë vlerësimin, trajnimin dhe ofrimin e trajnimeve. Ekspertiza në evente apo projekte të ngjashme përbën avantazh.

• Disponueshmëria dhe fleksibiliteti i punës në terren, udhëtimit dhe përgjigjes ndaj afateve të përcaktuara kohore.

Vlerësimi Përfundimtar dhe Dhënia e Kontratës

Kontrata do t’i jepet aplikimit më të mirë teknikisht të pranueshëm.

*ALBICT” ruan konfidencialitetin e ofertës dhe dokumentacionit që ju dorëzoni bazuar në politikat strikte të procesit të aplikimit.

Lëndët e dorëzueshme në fund, nga personat që do të kontraktohen:

Ne lidhje me përgjegjësitë e mësipërme dhe qëllimin e seksionit të shërbimit, eksperti duhet të paraqesë:

1. Kalendarin kohor të punës (time sheet).

2. Raport/Materialet e vlerësimit që tregojnë rezultatet për të rinjtë e grupit të cilin ka mentoruar.

Ju mirëpresim!

Leave a comment