Skip to content Skip to footer

Application form - ROUND 2 Youth for Climate Action Fund

Youth Climate Action Fund rikthehet për raundin e dytë pas një thirrjeje të parë të suksesshme ku u financuan dhe realizuan me sukses 8 projekte rinore në Bashkinë Tiranë!

Bashkia Tiranë së bashku me ALBICT i bashkohet kësaj lëvizjeje globale për të fuqizuar të rinjtë në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Si pjesë e Youth Climate Action Fund, mbështetur nga Bloomberg Philanthropies në partneritet me UCLG dhe Qendrën Bloomberg për Inovacionin Publik në Universitetin Johns Hopkins, kjo iniciativë ofron financim dhe asistencë teknike për të mbështetur zgjidhje klimatike të udhëhequra nga të rinjtë.

Ftojmë të rinjtë e moshës 15-24 vjeç të paraqesin idetë e tyre për projekte që sjellin ndryshime të prekshme për klimën. Projektet e përzgjedhura do të financohen deri në 5,000 USD.

Ky është momenti juaj për të udhëhequr ndryshimin në komunitetin tuaj dhe për të bashkëpunuar me qeverisjen lokale për një të ardhme më të qëndrueshme. Apliko tani dhe bëhu pjesë e kësaj lëvizjeje globale!



1. Ekonomia Qarkulluese
Ndryshimet klimatike, që vijnë me pasoja të ndjeshme për qytetet tona si: rritja e temperaturave, ndryshimet e motit dhe rritja e nivelit të detit, sjellin nevojën për përshtatjen e infrastrukturës dhe veprimtarive të komunitetit për ta zbutur këtë ndikimin negativ. Për këtë arsye shumë vende kanë adaptuar ekonominë qarkulluese, e cila bazohet në parimet e 5 R-ve: Refuzo, Redukto, Ripërdor, Rikrijo dhe Riciklo.
Ekonomia qarkulluese nënkupton ruajtjen e produkteve dhe materialeve në përdorim për të rikrijuar dhe rindërtuar, me qëllim përfitimin e vlerës maksimale nga çdo produkt përgjatë gjithë ciklit të tij të jetës. Qëllimi i saj është të kontribuojë në krijimin e një klime më të qëndrueshme me anë të refuzimit të produkteve të panevojshme, zvogëlimit të përdorimit të burimeve, rikthimit të produkteve në qarkullim, krijimit të produkteve të reja nga materiali i ricikluar dhe përdorimit e teknologjive të ndryshme për ta bërë këtë proces sa më efikas dhe të qëndrueshëm.
Për këtë sfidë, inkurajohen të rinjtë të aplikojnë me ide që sjellin në vëmendje 5 R-të e ekonomisë qarkulluese dhe të zhvillojnë zgjidhje që promovojnë përdorimin e teknologjisë, inovacionit dhe bashkëpunimit komunitar, për të krijuar një mjedis dhe klimë më të qëndrueshme.



2. Rritja e Ndërgjegjësimit mbi Klimën dhe Komunitetet e Qëndrueshme
Çdo individ ka përgjegjësinë të veprojë për një të ardhme më të shëndetshme dhe të qëndrueshme lidhur me ndryshimet që shkaktojnë ndryshimet klimatike në jetën dhe të përditshmen tonë. Këto ndryshime variojnë nga efekti mbi shëndetin tek aktivitetet e jetës së përditshme duke prekur kësisoj një sërë sferash të jetës sonë. Të rinjtë, si një katalizator i komuniteteve tona kanë potencial që të ndihmojnë duke dhënë kontributin e tyre mbi ngritjen e ndërgjegjësimit të bashkëmoshatarëve dhe jo vetëm lidhur me këto efekte nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të tilla si fushata informuese, aktivitete edukative në komunitet dhe shkollë, flashmobs, fushata sensibilizuese nëpërmjet mjeteve digjitale etj.



3. Mobiliteti

Ndryshimet klimatike dhe ndotja urbane kërkojnë zgjidhje të reja për një transport më të pastër dhe efikas. Trafiku i rënduar, emetimet e larta të gazeve serrë dhe varësia nga automjetet me karburant fosil ndikojnë drejtpërdrejt në përkeqësimin e klimës dhe cilësisë së jetës në qytete. Për të ulur këtë ndikim, mobiliteti i qëndrueshëm është bërë një domosdoshmëri. Mobiliteti i qëndrueshëm nënkupton promovimin e mjeteve alternative të transportit si biçikletat, skuterët elektrikë dhe zgjerimin e rrjeteve të transportit publik për të reduktuar varësinë nga makinat. Investimi në infrastrukturë për lëvizjen e këmbësorëve dhe shtimi i korsive të dedikuara për biçikleta janë masa kyçe për të krijuar qytete më miqësore me mjedisin. Përmes politikave që inkurajojnë përdorimin e mjeteve me zero emetime dhe zhvillimin e zgjidhjeve inteligjente të transportit, mund të arrihet reduktimi i ndotjes, përmirësimi i cilësisë së ajrit dhe krijimi i një mjedisi urban më të qëndrueshëm. Në këtë drejtim, të rinjtë dhe komunitetet inkurajohen të propozojnë ide inovative që mbështesin zhvillimin e një mobiliteti të pastër dhe të përballueshëm, duke integruar teknologjinë dhe praktikat e gjelbra në transportin e përditshëm.



4. Cilësia e Ajrit dhe Ndikimi në Klimë

Cilësia e ajrit është një faktor vendimtar për shëndetin publik dhe qëndrueshmërinë klimatike. Ndotja e ajrit nga transporti, industria dhe djegia e lëndëve fosile ka pasoja të rënda për mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve, duke përshpejtuar ndryshimet klimatike dhe duke rritur rrezikun e sëmundjeve respiratore. Për të përmirësuar cilësinë e ajrit, nevojiten politika që kufizojnë emetimet ndotëse dhe promovojnë përdorimin e energjive të pastra. Krijimi i hapësirave të gjelbra urbane, mbjellja e pemëve dhe adoptimi i teknologjive që filtrojnë ndotësit janë hapa të rëndësishëm drejt një mjedisi më të pastër. Gjithashtu, inkurajimi i përdorimit të burimeve të ripërtëritshme dhe reduktimi i përdorimit të materialeve ndotëse kontribuojnë në uljen e ndotjes dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitete. Të rinjtë mund të luajnë një rol kyç duke zhvilluar iniciativa që ndërgjegjësojnë publikun për rëndësinë e ajrit të pastër dhe ndikimin e tij në klimë. Aktivitetet si fushatat e gjelbra, përdorimi i teknologjisë për matjen e ndotjes së ajrit dhe nxitja e politikave lokale për një mjedis më të pastër janë hapa që mund të çojnë në ndryshime të qëndrueshme për të ardhmen e qyteteve tona.



Deadline: 1 Shtator 2025

Fushat e Aplikimit:

-Ndërgjegjësimi, Edukimi, Kërkimi, Iniciativat e Bashkëzhvillimit

-Nisja e iniciativave për zbutjen dhe përshtatjen e klimës

-Përfshirja në Qeverisjen e Planeve Lokale të Veprimit për Klimën


Kriteret e Detyrueshme për Projektet e Mikrogranteve

-Të gjitha mikrograntet duhet të jenë në përputhje me çështjet klimatike të pasqyruara në këtë thirrje.

-Çdo projekt duhet të udhëhiqet dhe të zbatohet nga të rinj të moshës 15-24 vjeç.

-Pajisjet dhe investimet kapitale për përmirësime në infrastrukturë nuk duhet të mbulojnë më shumë se 50% të buxhetit të një mikrogranti.

-Të gjitha projektet duhet të jenë të realizueshme dhe të përfundojnë deri më 31 Dhjetor 2025.

-Çdo mikrogrant duhet të demonstrojë impakt të lartë, inovacion dhe objektiva të qarta.

-Të gjitha projektet duhet të plotësojnë aplikimet dhe të dorëzojnë dokumentet e raportimit.

Drejtuesi i Grupit tuaj

X