Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Zero City Lab, një mundësi e re për të gjeneruar zgjidhje të gjelbra në zonën e Korçës, Pogradecit dhe Prrenjasit

Dje, u mbajt në Korçë Info Sesioni i parë çelës mbi Zero City Lab, një rrugëtim inovacioni dhe bashkëpunimi i ndërtuar mbi kornizën e UPA-s.

Urban Partnership Accelerator (UPA) është një program akselerimi i krijuar për të mbështetur bashkitë shqiptare drejt tranzicionit të tyre të gjelbër dhe digjital, duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet aktorëve të katërfishtë të helikës (quadruple helix).

Zero City Lab, i ndërtuar mbi këtë kornizë, ka qëllim që përpos përfshirjes së të gjithë aktorëve në proceset vendimmarrëse, të fuqiojë bizneset lokale, sipërmarrësit dhe novatorët në zonën e Korçës, Pogradecit dhe Prrenjasit që të dizenjojnë, ndërtojnë prototipe, testojnë dhe pilotojnë zgjidhje të qëndrueshme për ekonominë qarkulluese, të cilat kanë potencialin të zhvillohen më tej, të replikohen dhe të gjenerojnë ndikim pozitiv mjedisor dhe social.

Info sesioni i parë i Zero City Lab, mirëpriti aktorë të rëndësishëm si z. Nertil Jole, Prefekt i Qarkut të Korçës, z. Sotiraq Filo, Kryetar i Bashkisë Korçë, z. Aurel Karriqi,  Zëvendëskryetari i Bashkisë Prrenjas si edhe përfaqësues nga institucionet lokale, bizneset lokale, universitetet si edhe organizatat.

Moderuar nga z. Kushtrim Shala, Drejtues Ekzekutiv i ALBICT, info sesioni nisi me disa fjalë përshëndetëse nga z. Nertil Jole dhe z. Sotiraq Filo, të cilët theksuan rëndësinë e nismave si Zero City Lab për të nxitur praktika të ekonomisë qarkulluese në këtë rajon dhe bashkëpunimin e tyre si institucione për të mbështetur këto nisma.

Më pas, Z. Marcel Thomkins, Menaxher i Komponentit në EU4Circular Economy and Livable Cities (EU4CELC)  dhe Znj. Valbona Koci, Këshilltare pranë EU4Innovation, bënë një prezantim të detajuar të UPA-s dhe Zero City Lab.

Përgjatë info sessionit,  z. Jon Baboçi themelues i Layer prezantoi gjetjet e një studimi të realizuar për sfidat që has zona e Koçës, Pogradeci dhe Prrenjasit si edhe potencialin që kanë për të realizuar zgjidhje transformuese, ndekur nga z. Kushtrim Shala i cili bëri një prezantim të programit, kohështrirjes dhe komponentëve të çdo faze, kriteret e aplikimit si edhe prezantoi formën e aplikimit. Të pranishmit ndanë pikëpamjet e tyre mbi sfidat e identifikuara duke shprehur interesin për të marrë pjesë në këtë iniciative duke dakordësuar sfidat e identifikuara.

Zero City Lab fokusohet në Parandalimin e Mbetjeve dhe Nxitjen e Zgjidhjeve për Ekonominë Qarkulluese, me theks të veçantë në sektorë kyç si bujqësia dhe përpunimi ushqimor, turizmi dhe tekstilet.

Aplikimet janë të hapura dhe mbyllen më datë 15 Gusht 2025.

Për të aplikuar të interesuarit mund të aplikojnë përmes faqes së ALBICT ose të mësojnë më shumë Zero City Lab duke vizituar faqen e ALBICT.

Leave a comment