Shoqata AlbICT në kuadër të projekteve te saj, fton operatoret ekonomike me kete fushe veprimtarie të paraqesin ofertë për shërbimet e printimit e materialeve promocionale.
Subjekti: “Printing and Promotion Materials”
Data e fundit për aplikim: 14.07.2024
Autoriteti kontraktues: ALBICT
Përshkrimi i Shërbimeve. Bashkelidhur ketij njoftimi gjeni:
-Kerkesen per oferte (RFP) dhe specifikat teknike
Ju lutem na siguroni një ofertë sipas specifikimeve të kerkuara ne TOR dhe RFP.
Paraqitja e Ofertës:
Oferta duhet të dërgohet në adresen e-mailit: financa@ictslab.com ose të dorëzohet fizikisht pranë zyrave të shoqatës në adresën: Rruga Stavro Vinjau Nd.2, H.9, Ap.7 (Rruga e Elbasanit), Tirana, Albania 1010, në zarf të mbyllur duke shënuar vetëm emrin e operatorit ekonomik dhe objektin e procedures “Printing and Promotional materials ”.